Vlorë, një 37 vjecar gjendet i vrarë para shtëpisë
VLORE-Një shtetas është gjetur i vrarë gjatë natës në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, këto ditë e populluar nga pushues të shumtë. Policia nis hetimet për zbardhjen e krimit ndërsa identifikon viktimën si person me precedentë penalë.
Gjatë orëve të natës efektivët e policisë janë sinjalizuar për gjetjen e një trupi të pajetë tek zona e “Ujit të Ftohtë”. Trupi i identifikua si shtetasi Kancadom Shehu, 37 vjec dhe vrasja e tij është bërë para banesës ku jetonte viktima. Pas kqyrjes së trupit, policia vërtetoi se shtetasi është ekzekutuar për vdekje me armë zjarri. Nga hetimet paraprake rezulton se 37 jecari Shehu ishte emër i njohur për efektivët blu. Ai ishte dënuar njehërë për veprën penale të vjedhjes.
Nuk dihet nëse krimi është kryer nga një apo më shumë persona. POlicia po heton për zbardhjen e ngjarjes së rëndë që shokoi dhjetra pushues të kësaj zone.
(d.b/BalkanWeb)