E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen 2 makina aksidentohen rëndë 4 maturantë

LEZHE-Një aksident i rëndë automobilistik, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur 4 persona është shënuar sot në aksin Milot-Rrëshen.

Mëngjesin e sotëm, dy automjete, një me targa MR 2905 A dhe një me LA 5841 janë përplasur mes tyre. Një njërin prej automjeteve të aksidentuar dnodheshin 4 maturantë, të cilët mbetën të plagosur rëndë. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës.

Policia e cila po heton në vendgjarje dyshon se aksidenti mund të ketë ndodhur për shkak të shpjetësisë së madhe me të cilën udhëtonin, maturantët.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›