Fluksi sezonal vonohen tragetet në portin e Durrësit
DURRES-Fillimi i sezonit veror ka shkaktuar ditën e sotme vonesa në mbërritjen e trageteve në Portin e Durrësit.
Sot pritet të mbërrijne në Portin e Durrësit 4 tragete me 4 150 pasagjerë dhe 856 automjete të nisura nga Porti i Barit, Itali. Por nisja e fluksit sezonal turistik ka sjellë mbërritjen me vonesë të trageteve.
Po me vonesë kanë mbërritur dhe 2 tragete të nisura nga Ankona e Trieste me 1 300 pasagjerë në borde.
Të njëjtat arsye kanë sjellë mbarkimet me vonesë
Prej pak ditësh në Portin e Durrësit ka nisur fluksi i mbërritjes në atdhe të emigrantëve shqiptarë nga Italia. Si cdo vit bashëkatdhetarët tanë zgjedhin të kalojnë pushimet pranë familjeve të tyre.
(d.b/BalkanWeb)