E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosnjë, sot 15-vjetori i Masakrës së Srebrenicës

SREBRENICë- Të paktën 50 000 persona pritet të marrin pjesë sot në 15-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, në Bosnje, ku humbën jetën rreth 8 000 myslimanë boshnjakë, në korrik 1995.
Masakra e kryer nga forcat serb-boshnjake në fund të luftës së Bosnjes (1992-95) është konsideruar gjenocid nga drejtësia ndërkombëtare.
Ceremonitë civile dhe fetare duhet të fillojnë në orën 09:00 GMT. Ato do të fillojnë me varrosjen e eshtrave të 775 viktimave të masakrës, në qendrën memoriale të Potocarit, ku aktualisht ndodhen edhe 3 749 viktima të tjera.
Sipas organizatorëve në këto ceremoni do të marrin fjalën edhe kryemimistri belg, Yves Leterme, vendi i të cilit ka presidencën e radhës të BE-së si edhe kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan.
Në ceremoni do të jenë të pranishëm edhe ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner dhe presidenti serb, Boris Tadiç.
Me një rezolutë të miratuar në mars, parlamenti serb ka dënuar masakrën e Srebrenicës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›