Vlorë, një makinë merr zjarr në ecje e sipër, dyshohet se shkaku ka qenë një shkendijë elektrike

Në afërsi të fshatit Tragjas në Vlorë, një makinë është përfshirë nga flakët në ecje e sipër. Të dhënat e para nga policia bëjnë të ditur se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndije elektrike.
“Rreth orës 19:25, në aksin rrugor Orikum-Vlorë, në ByPass, ka marrë flakë në ecje automjeti në pronësi të shtetasit S. N., 48 vjeç, banues në Tiranë. Patrulla e Policisë dhe Zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.”- njofton policia.
Nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në baterinë e automjetit.
Grupi hetimor, sipas policisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.
/rtsh.al/