E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizita te “Kristal”, Eliza Dushku merr albumin e Marubëve

Ajo ka më shumë se 10 ditë, që është në Shqipëri dhe në largim do të marrë me vete kujtimet më të bukura nga vendi që ajo e quan “gjaku i saj”. Me famë botërore po me origjinë shqiptare, aktorja hollivudiane tashmë, Eliza Dushku ka takuar personalitet më të lartë të shtetit, artistët dhe ka vizituar disa nga pasuritë turistike në vend.
 

Gjatë një vizite në universitetin “Kristal”, aktores i dhuruan një album fotografik të Marubit si dhe presidenti i këtij universiteti e ftoi të ishte pedagoge dramaturgjie. Nga ana e saj, Eliza tha se ishte krenare se ka gjak shqiptar dhe se për Shqipërinë do të realizojë një dokumentar promovues.
 

“Ne e pamë Shqipërinë me sytë tanë. Ishte hera e tretë që unë vija në Shqipëri dhe kemi vizituar vende të mrekullueshme, që nuk i kisha njohur më parë. Ne së bashku ishim në Korçë, Berat, Vlorë, Dhërmi etj. Ne në studion tonë do të realizojmë një dokumentar mbi turizmin në vend. Kam takuar personalitetet më të lartë të shtetit dhe them se kam gjak shqiptar dhe Shqipërinë e kam në zemër”, u shpreh ajo.
Në atë rrëfim vizual, aktorja do t`i bëjë prezent publikut qëndrimin e saj në Shqipëri, shëtitjen në vendet turistike, jetën dhe gastronominë vendase. Në anën tjetër, do të jap përshtypjen për muzikën, artin, kulturën dhe mikëpritjen që ajo e quan befasuese. Pasi ka qëndruar më shumë se 10 ditë, ajo la Shqipërinë dhe me pasaportën shqiptare iu drejtua aeroportit të Rinasit.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›