Riker: Të zgjidhet sa më parë çështja e emrit
SHKUP- Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Filip Riker, deklaron se “SHBA-të nuk e kanë ndryshuar qëndrimin ndaj Maqedonisë në raport me zgjidhjen konfliktit të emrit me Greqinë. Duam zgjidhje të shpejt, pasi kjo siguron të ardhme më të mirë”.
Zyrtari i lartë amerikan ishte sot në Shkup për tu takuar me ministrin e punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, luftën kundër terrorizimit global dhe për procesin e integrimit të Maqedonisë në strukturat euroatlantike.
Riker, ka shprehur besimin se “Republika e Maqedonisë në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me përmbushjen e reformave si dhe me zgjidhjen e çështjes së emrit, me qëllim të marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO si dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”- thuhet në njoftimin për shtyp të ministrisë së Jashtme.
Nga ana e tij shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Poposki theksoi “pozicionin e Maqedonisë për dialog konstruktiv dhe gjetjen e një zgjidhjeje së shpejt për çështjen e emrit, pa cënuar dinjitetin dhe identitetin kombëtar”.
(s.g/rel/BalkanWeb)