OSBE Vendimi i Kolegjit i rendesishem per te ardhmen e Tiranes
Ambasadori i OSBE në vendin tonë, Eugen Wollfarth, e ka konsideruar si një hap mjaft të rëndësishëm vendimin e Kolegjit Zgjedhor.
“Përsa i përket vendimit që është marrë sot në Tiranë, duhet ta shoh mirë vendimin, por mendoj është i rëndësishëm për vendosjen e një hapi tjetër qartësie në administrimin zgjedhor dhe për të ardhmen e Tiranës.
Mendoj që shteti i së drejtës, respektimi i ligjit është shumë i rëndësishëm. Nuk kam koment për vendimin e Kolegjit.
Shpresa ime, të ketë një administrim sa më të mirë të vendit.
I gjithë vendi duke filluar që nga komunat e bashkitë ka nevojë për një administrim sa më të mirë dhe një vendimmarrje sa më të mirë kur vjen puna për procesin e integrimin në BE”, ka qenë deklarimi i Wolfarth.
Më parë, ambasadori ishte në një takim me kryetarin e Bashkisë, Qazim Sejdini.
Ai shoqërohej nga specialistë të OSCE dhe nga bashkëshortja e tij, Ana Maria.
Në takimin me kreun e Bashkisë, ambasadori i uroi rizgjedhjen Qazim Sejdinit në një mandat të dytë.
Sejdini nga ana e tij e falënderoi OSBE-në për mbështetjen dhe bashkëpunimin para dhe pas zgjedhjeve.
Ambasadori ka vazhduar takimet me prefektin Shefqet Deliallisi ku është njohur me ecurinë e procesit të konstituimit të njësive vendore dhe situatën post-zgjedhore. Ndalesa më e rëndësishme e Wollfarth ishte Gjykata dhe prokuroria e rrethit gjyqësor në Elbasan.
Pasi ka zhvilluar takime me kryetarin e gjykatës Arben Vrioni dhe kryeprokurorin Elvin Gogaj, ambasadori është njohur me problemet që kanë lidhje sidomos me infrastrukturën dhe ambjentet e ngushta të dy institucioneve të drejtësisë.
OSBE-ja ka dhuruar për këto institucione disa kompjutera dhe printera.
“Kam zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë, me prefektin, në prokurori dhe në gjykatë dhe mendoj se kjo ishte shumë e rëndësishme.
Ishte e rëndësishme të shihja punën e tyre në mënyrë që të kërkoj mundësitë për bashkëpunim dhe mbështetje në të ardhmen sepse shteti i së drejtës është një pjesë shumë e rëndësishme e mandatit të OSBE në Shqipëri”, u shpreh ai.