E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne Tropoje burre dhe grua u asfiksuan tek po nxirrnin krom

 Një person ka vdekur dhe një tjetër ndodhet në gjendje të rendë në spital për shkak të asfiksimit nga gazi në minierë.

Ngjarja ka ndodhur në Kamë të Tropojës dhe viktima të gazit në minierë janë bërë burrë e grua, Basri dhe Hajrie Elezi.

Gruaja 40-vjeçe nuk ka mundur të shpëtojë, ndërsa burri i saj 41-vjeç është shtruar në spitalin e Kukësit ku dhe po merr mjekimin e nevojshëm.

Mjekët ende nuk kanë dalë me ndonjë deklaratë zyrtare për gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa policia po merret me zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Çifti prej kohësh, punonte në minierën e Kamës për të nxjerrë krom.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›