E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, përcillen në botën e përtejme dy vogëlushët

Lamtumirën vogëlushëve ia dhanë përveç familjarëve dhe të afërmve, edhe shumë qytetarë të Vlorës.

Prishilda dhe Kristaq Lelaj, do të prehen në varrezat e fshatit Bestrovë, 5 km në veri të Vlorës, ku jetojnë gjyshërit e tyre nga nëna. Ata humbën jetën një ditë më parë, në banesën e tyre në lagjen “24 maji”, si pasojë e asfiksisë e shkaktuar nga flakët e zjarrit që ra si pasojë e një shkëndije elektrike.

Dy të miturit ndodheshin vetëm në banesë, ndërkohë që prindërit kishin shkuar në punë në pastrimin e qytetit. I ati i tyre, Klarenc Lelaj, tregoi për median se ishte detyruar të ndizte kaloriferin, për shkak të motit të ftohtë./Start/

                                                                                             2011-01-05 17:40
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›