E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore, plagosen me arme zjarri dy persona

Dy persona kane mbetur te plagosur pasi mbi ta eshte qelluar me arme zjarri ne lagjen Lef Sallata ne qytetin e Vlores.

Shtetasit Altin Naka dhe R. Duka jane viktimat e sulmit me arme zjarri te ndermarre nga nje person qe per policine mbetet ende i paidentifikuar.

Te plagosurit jane transportuar menjehere ne spitalin e Vlores ku njeri prej viktimave ndodhet ne gjendje te rende shendetesore.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes per te cilen autoritetet e rendit njoftojne se po punojne per zbardhjen e saj dhe kapjen e autorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›