E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore plagoset biznesmeni i duraluminit

Një biznesmen në qytetin e Vlorës është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes. 40 vjeçari Kastriot Muha, i njohur si biznesmen në fushën e përpunimit të duraluminit, është qëlluar me armë zjarri nga dy të rinj dhe sipas policise gjjithçka ka ndodhur pas një debati mes palëve për parkimin e makinës. Sipas policisë ngjarja ndodhi në lagjen "Pavarësia" pranë një pike bastesh sportive, ndërsa dy të rinj nag fshati Gjorm i Vlorës, vëllezërit Enea dhe Luli Zenelaj kanë debatuar me biznesmenin për parkimin e makinës dhe debati ka vijuar me përplasje fizike deri në përdorimin e armës nga ana e dy vëllezërve. Njëri prej tyre ka qëlluar dy herë në drejtim të 40 vjeçarit, njëri prej plumbave e ka kapur atë në këmbë dhe ka mbetur i plagosur lehtë. Dy të rinjtë kanë braktisur automjetin me të cilin udhëtonin pak metër larg vendit të ngjarjes dhe kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes. Ndërkaq i plagosuri ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›