Policia zbulon drogen pas aksidentit

Një aksident në një rrugë periferike të rrethit të Janinës ka bërë që të bjerë në duart e policisë një sasi prej 111 kg kanabis.
Ngjarja ka ndodhur në kilometrin e tretë të rrugës Kefalovrisi-Janinë, që afërsi të kufirit me Shqipërinë. Një autoveturë, për arsye të paditura, u përplas me një shtyllë elektriku në anë të rrugës. Drejtuesi i mjetit dhe ndonjë person tjetër që eventualisht ndodhej si bashkudhëtar u larguan në drejtim të paditur.
Autovetura u gjet nga një patrullë policie që po kalonte nga rruga dhe gjatë kontrollit u konstatua se në bagazh ishte një ngarkesë prej 100 pakosh kanabis, me peshë 111,09 kg.
Burime nga policia e Janinës thanë për “ABC News” se autovetura ishte me targa greke dhe droga, sipas të gjitha gjasave ishte marrë në dorëzim në kufi, me destinacion tregun në brendësi të Greqisë.