E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, plumba të moshuarit për 30 mijë € borxh

Policia lokale bëri me dije se ngjarja ndodhi në lagjen “28 Nëntori” të qytetit, ku është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Zaho Dano, 65-vjeç.

Aktualisht, i dëmtuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet e kryera nga strukturat e Krimeve të Rënda të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë është bërë i mundur identifikimi i menjëhershëm i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

Ata janë E. S., 25-vjeç  dhe R.S., 29-vjeç të dy banues në Vlorë, të cilët janë shpallur në kërkim. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pasi djali i të dëmtuarit shtetasi Tori Danaj prej një viti u ka autorëve një borxh prej 30 mijë euro, të cilat nuk i ka shlyer.  Policia theksoi se nuk bëhet fjalë për përplasje midis grupeve kriminale siç u tha paraprakisht në media. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-03-01 09:12
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›