Vlorë, policia “luftë” kazinove

Operacioni u koduar ’’JACKPOT 2012’’ zgjati përreth dy javë. Si rezultat i këtij plani nga Strukturat Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarku Vlorë janë goditur dhe kryer veprimet procedurale për 21 raste të ‘’Organizmit të lotarive të palejuara’’, si dhe janë bërë sekuestrimet e kazinove, pajisjeve elektronike, shumave të parave të gjendura në këto pajisje dhe ambienteve të përshtatura për këtë aktivitet të paligjshëm.
Të gjitha pajisjet e gjetura në lokalet e 21 shtetasve që ushtronin veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Në ngarkim të tyre ka filluar procedimi penal për veprën penale ‘’Organizimi i palejuar i lojrave të fatit ‘’ dhe ’’Vënia ne dispozicion te lokaleve për lojëra të palejuara’’. Demi i shkaktuar shtetit nga mospagimi i detyrimeve financiare në organet tatimore llogaritet në qindra mijëra dollarë në një muaj, ndërsa dëmi nga shtetasve që bien pre e këtyre lojërave është edhe më i madh.
“Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë, duke është e vendosur të luftojë çdo lloj aktiviteti kriminal që zhvillohet në teritorin e saj, si dhe kërkon edhe vëmendjen e agjencive të tjera ligjzbatuese që kanë për objekt të drejtpërdrejtë veprimtarinë e paligjshme të mësipërme”, thekson policia. Nga Strukturat Kundër Krimit Financiar vijon puna për identifikimin dhe goditjen edhe të rasteve të tjera. /S.Ll/Start/
2012-03-30 12:12