Nishani premton luftë të hekurt ndaj kriminelëve

Ministri shprehu falënderimet për strukturat e hetimit të krimit të organizuar, për Laboratorin e Kriminalistikës si dhe për qytetarët.
“Shfrytëzoj këtë rast për të garantuar qytetarët shqiptarë se sa më shumë i sofistikuar që të bëhet krimi, sa më shumë e organizuar të bëhet veprimtaria e grupeve apo individëve kriminalë, aq më e fortë, aq më e papërkulur do të bëhet angazhimi dhe ndërhyrja e strukturave të Policisë së Shtetit për të garantuar drejtësinë para ligjit, për të garantuar rendin e sigurinë, për të garantuar që çdo autor, pavarësisht angazhimit të tij kriminal, i vetmi destinacion i tij do të jetë drejtësia”, tha ministri Nishani.
KSHH: Vrasësi i bankieres të hetohet me objektivitet
Tiranë – Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) përshëndet zbulimin, ndalimin e shpejtë dhe fillimin e menjëhershëm të veprimeve hetimore në lidhje me personin, i cili akuzohet për një sërë veprash penale, që kanë marrë jetë njerëzish. Por, ky Komitet kërkon që shtetasi Viktor Gushi të hetohet me objektivitet dhe paanësi dhe duke respektuar të drejtat procedurale të personit nën akuzë, brenda një afati sa më të shpejtë.
“Veprimet e mësipërme të organeve të Policisë së Shtetit rritin besimin e publikut të gjere ndaj këtij organi si dhe i shërbejnë, jo vetëm luftimit të kriminalitetit në vend, por janë një ndihmesë edhe për parandalimin e këtij fenomeni. Nga ana tjetër familjet e viktimave, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona të sinqerta, si dhe personat e tjerë të dëmtuar, presin që organet e drejtësisë të zbatojnë ligjin me korrektësi”, thekson reagimi. /S.Ll/Start/
2012-03-30 15:23