Lodrat e fëmijëve përmbajnë materiale kancerogjene

Nga testi i lojërave i realizuar në Institutin e Fizikës Bërthamore të Zbatuar, Universiteti i Shkencave, rezultoi se lodrat përmbajnë lëndë të rrezikshmekimikate si Polyvinyl chloride (PVC), Chloride (Cl), Dioxide Titanium (Ti), Kalcium (Ca), Zinc (Zn) si dhe ngjyrues të rrezikshëm, të cilat shkaktojnë probleme të rëndësishme në shëndetin e fëmijëve.
Tek trupat e kukullave atje ku u bënë matjet e para PVC (Polyvinyl chloride) u paraqit me nivele të larta ku elementi kryesor përbërës ishte: Chloride (Cl),Kalcium (Ca), Zinc (Zn). Në pjesën e këpucës të kukullës paraqitej një lloj tjetër plastike, ndërsa në trup rezultoi me përmbajtje të lartë Chloride (Cl), këpucët rezultuan se kishin si mbushës Dioxid Titanium (Ti O2) dhe Zinc (Zn). Si konkluzion i Testit të Lojërave në rezultatet e paraqitura nga kukullat e testuara rezultonin se indikatorët e PVC paraqitnin rezultate shumë më tepër normës së lejuar.
“Në këtë investigim, prania e përqendrimit të lartë të klorit është konsideruar si një zëvendësues për gjetjen e PVC pasi PVC është i vetmi plastikë e zakonshme e bërë me klor. Në mënyrë të ngjashme, prania e Ca, Zn, TiO2, në mostrat e lodrave përbën rrezikshmëri për shëndetin e fëmijëve”, thuhet në reagimin e Koalicionit Shqiptar për Sigurinë e Lodrave (CATS).
Sipas deklaratës, pigmentet apo ngjyruesit janë përdorur në mënyrë rutinore tek PVC dhe këto mund të përbëhen si nga komponimet kimike organike dhe inorganike. Ngjyruesit që përmbajnë metale janë shumë të zakonshme dhe mund të përfshijnë kadmium, plumb, krom, hekur, antinom, nikel, kobalt, bakër, titan, mangan dhe zinkut. Pothuajse të gjitha lëndët e mësipërme dhe komponimet janë potencialisht toksike. “100% e mostrave të kukullave të testuara përmbajnë indikatorë të lartë të PVC - duke identifikuar gjithashtu dhe produktet e bëra nga PVC duke matur përmbajtjen e tyre në klor. 100% e lodrave të testuara përmbanin PVC-në. PVC është plastika më e keqe duke krijuar rreziqe të mëdha dhe mund të përmbajnë aditivë që janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut”, thuhet më tej.
Dioksid titaniumi i cili u gjend në testimin e kryer është një ultravjollcë (UV) - një katalizator aktivizues i cili në bazë të studimeve shkakton dhe kancer në qeniet njerëzore. Chloride vinyl në rastin konkret është e pashmangshme në prodhimin e PVC dhe mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore, si kancer, dëmtimin endometriozale, dëmtime neurologjike, dëmtime të sistemit imunitar, probleme të frymëmarrjes, dëmtime të mëlçisë dhe të veshkave deri në defekte të lindjes. Lodrat e testuara me rezultat pozitiv për PVC nuk ishin të etiketuara si të tilla në produkt ose paketim, duke e bërë pothuajse të pamundur për prindërit që të zgjidhnin PVC-free produkte për fëmijët e tyre. Lodrat nuk përmbanin asnjë etikete dhe asnjë të dhënë as në gjuhën shqipe dhe në as një gjuhë tjetër lidhur me elementët që përmbanin lodrën.
/Start/
2012-03-30 15:40