Vlore policia kap ne port arsenal armesh

Armë e municione u zbuluan në mjetin e një shtetasi i italian. Nga porti i Vlorës ai po tentonte kalimin për në Itali.
Elvis Bozzati 34 vjeç u arrestua gjatë operacionit të Policisë Kufitare te Vlores, sapo inspektoret konstatuan arme gjate kontrollit.
Në mjet u gjetën 10 armë automatike dhe qindra fishekë e granata te fshehura poshtë sediljes se pasagjerit dhe shoferit.
Hetimet paraprake tregojnë se armët janë blerë në Vlorë për tu tregtuar përtej kufirit.
Specialistët e policisë po hetojnë rastin për të parë nëse është pjesë e ndonjë trafiku armëve, apo është rast i veçuar.