Shehu: Italia e Greqia janë partnerët tanë strategjikë
TIRANE-Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Tritan Shehu, njëherazi ish-deputet i Partisë Demokratike ka kritikuar qëndrimet në politikën e jashtme të kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama. Me anë të një reagimi të publikuar në rrjetin social të “Facebook”-ut, Shehu, duke komentuar qëndrimet e Ramës lidhur me vizitën e tij në Turqi, e kritikon duke pretenduar se po tregohet amator në përcaktimin e këtij shteti si partner strategjik të Shqipërisë. Sipas ish-shefit të diplomacisë shqiptare, partnerë strategjikë duhen konsideruar Greqia e veçanërisht Italia. Ndër-kohë që nënvizon se “në nivelin e përgjithshëm të politikave globale, për rajonin e shumë më tej, partneri ynë madhor janë SHBA”. “Gazeta Shqiptare” boton sot të plotë komentin e Tritan Shehut, të publikuar në “Facebook”.
Amatorizëm dhe konfuzion i plotë
në kampin e majtë për sa i takon politikës së jashtme. Vizita në Turqi e z.Rama po pasohet nga deklarata kontradiktore, njoftime që dalin e zhduken në “Facebook”-et e tyre apo në gazetën “Shekulli”. Së pari unë dëshiroj ta përshëndes atë vizitë, në një vend mik e shumë të rëndësishëm për ne e për rajonin në tërësi. Marrëdhëniet tona me Turqinë janë të shkëlqyera prej shumë vitesh e do të ngelin të tilla edhe në të ardhmen. Kjo është tashmë një traditë e konsoliduar. Por nuk ka pse të spekulohet me këtë fakt e as pse të bëhen lajka të pështirosura. Është shkruar në zëdhënësen e z.Rama, gazetën “Shekulli” qartësisht: “Qeveria e re vendos që partneri ynë kryesor do jetë Turqia”, shkrim që më tej u zhduk. Në “Facebook” u shkrua se “Turqia është partneri strategjik i ynë” dhe më vonë u transformua në formulën e përgjithshme: “Turqia, partner strategjik”. Duhet të jemi seriozë e të mos konfondojmë terminologji shumë të rëndësishme diplomatike! Të tilla veprime amatoreske, fëminore, nuk i kanë hije politikës së jashtme të një shteti serioz. Këto janë elemente të mirëpërcaktuara prej vitesh, të palëkundshme. Në nivelin e përgjithshëm të politikave globale, për rajonin e shumë më tej, partneri ynë madhor janë SHBA. Nga ana tjetër, partneri ynë strategjik kryesor, porta jonë e integrimit europian, aleati ynë i madh historik, donatori kryesor publik për ne, është Italia. Askush nuk mund ta zëvendësojë rolin e saj në zhvillimin tonë ekonomik, social, politik, në ecurinë tonë drejt Perëndimit. Këtë duhet ta themi me zë të lartë, hapur e qartë, pa tentuar të bëjmë servilizma infantile ndaj të tjerëve, qofshin këta dhe miq të rëndësishëm për ne. Po kështu Greqia përbën një partner tjetër shumë të rëndësishëm strategjik, që ka sot peshën kryesore në investimet private në Shqipëri. Për ne është një avantazh i madh, që dy nga fqinjët tanë, Italia e Greqia, janë anëtarë të BE-së e NATO-s. Miqësitë apo rëndësia e këtyre vendeve për ne, nuk u bëjnë hije aspak marrëdhënieve tona shumë të rëndësishme me Turqinë mike. Gjithsecili ka vendin e tij. Lodrat e lajkat fëminore të bëjnë veçse të pabesueshëm te të gjithë.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera VOTO SONDAZHIN/Cili vend mendoni se është partneri më strategjik i Shqipërisë? Rama: Turqia partner strategjik