Në shitje pasuritë e firmave piramidale, Hoteli i “VEFA”-s, 340 mijë lekë
TIRANE-Ndërsa ka intensifikuar ankandet e pronave publike për muajin gusht, qeveria ka nxjerrë në shitje edhe ato që kanë mbetur nga firmat piramidale: një apartament në pronësi të fondacionit “Demokracia Popullore Xhaferri” dhe një hotel të “VEFA” sh.p.k.. Ajo që bie në sy është vlera mjaft e ulët me të cilën janë hedhur në ankand dy objektet nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, strukturë e Ministrisë së Financave. Apartamenti i fondacionit “Xhaferri”, sipas kësaj drejtorie vlen 569,124 lekë, ndërsa hoteli i “VEFA”-s, 341,280 lekë.
Çmimet simbolike
Apartamenti në pronësi të fondacionit “Demokracia Popullore Xhaferri”, i vendosur në qendër të Belshit në Elbasan, do të hidhet në ankand më datë 7 gusht, saktësisht në orën 11:00. Në materialin sqarues të ankandit, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike bën me dije se sipërfaqja e tij është 56.17 metra katrorë, me një vlerë totale prej 569,124 lekësh. Edhe më pak vlerësohet nga kjo drejtori objekti në pronësi të shoqërisë “VEFA”. Drejtoria njofton se objekti, Bar-Hotel, gjendet në Fshatin Gjerbës të Skraparit dhe ka një sipërfaqe totale prej 240 metrash katrorë. Vlera totale e objektit llogaritet 341 280 lekë, vlerë me të cilën edhe do të hidhet në ankand.
14 ankandet
Vetëm pak javë përpara se t’i dorëzojë pushtetin ekzekutiv mazhorancës së re të prodhuar nga zgjedhjet e qershorit, qeveria ka intensifikuar ankandet për shitjen e pronave publike. Gjatë muajit gusht janë parashikuar të zhvillohen 14 ankande për shitjen e pasurive shtetërore nga ana e Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike. Mes tyre gjenden objekte ushtarake, ish-posta kufitare, magazina, laboratorë veterinarë, ofiçina e klinika. Ajo që i bën të ngjashme ankandet është vlera shumë e ulët me të cilën do të hidhen në treg këto objekte, pavarësisht faktit se disa prej tyre mbulojnë sipërfaqe të konsiderueshme, apo kanë në përbërje ndërtime me vlerë. Objekti “Fabrikë luledielli” dhe “Depo luledielli”, Vllahat, Delvinë, në administrim të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Vlorë, do të hidhet në ankand me vlerën fillestare prej 29 milionë lekësh. Ndërkohë që, një magazinë në administrim të Ndërmarrjes së Prodhimit të Çeliqeve, Elbasan, me sipërfaqe thuajse 7.9 mijë metra katrorë, vlerësohet në total 34 790 809 lekë.
14 objektet që hidhen në ankand
Kompani KA, në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, Çajup, Gjirokastër, 3 988 718 lekë
-Depo (të ish-Kooperativës Bujqësore në Donofrose), Berat, 9 876 980 lekë
Magazinë 3 kt (227), në administrim të Ndërmarrjes së Prodhimit të Çeliqeve, Elbasan, 34 790 809 lekë
Apartament në Belsh, Qendër, Elbasan, në pronësi të fondacionit “Demokracia Popullore Xhaferri”, 569 124 lekë
Salla e Komandës Urë e vjetër (Uzina 211), në administrim të Uzinës së Plehrave Azotike, Fier, 5 213 640 lekë
Prona 213, me emërtimin “Ofiçinë Divizioni”, Shkozet-Durrës, në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, 5 213 640 lekë
-Ish-Posta Kufitare Qafë-Thanë, në administrim të Ministrisë së Brendshme, 16 368 644 lekë
Ish-Laborator Veterinar, Tepelenë, në administrim të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Gjirokastër, 1 940 633 lekë
“PQV, Reparti Ushtarak i Ndërlidhjes 8650/1”, fshati Guri i Gomarës, Lushnjë, në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, 4 888 974 lekë
Bar-Hotel, fshati Gjerbës Skrapar, në pronësi të shoqërisë “VEFA” Sh.p.k, 341 280 lekë
Kapanon Nr.1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9, Lagjja nr.1 Varosh, Krujë, në administrim të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, 2 779 018 lekë
“Fabrikë luledielli” dhe “Depo luledielli”, Vllahat, Delvinë, në administrim të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Vlorë, 29 073 355 lekë
Klinikë Stomatologjike, Shkozë, Tiranë, në administrim të Autoritetit Shëndetësor Rajonal, Tiranë, 3 980 229 lekë
Ambulancë, lagjja “1 Maji”, Fier, në administrim të Ministrisë së Shëndetësisë, Tiranë, 1 234 800 lekë
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)