E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, qëllohet me armë dhe digjet makina tjetër e sekretarit të PS-së

makinaVlorë- Një tjetër atentat është shënuar sot ndaj Kreshnik Tepelenës, sekretar i PS-së në Vlorë, pasi persona të pa indetifikuar kanë qëlluar me armë zjarri automjetine dytë të tij.

Mësohet se zoti Tepelena për shkak të një defekti automjetin e kishte parkuar buzë rrugës dhe ishte larguar. Më pas ai ka vënë re se automjeti është qëlluar me armë zjarri dhe i është vënë flaka. Në makinë nuk ka pasur asnjë person dhe nuk ka pasur lëndime.

Para pak ditësh në zonën e Ujit të Ftohtë një prej makinave të tij është hedhur në erë. Ai e cilësoi këtë ngjarje si politike në një deklaratë për mediat.

Në momentin e shpërthimit kam qenë në gjumë, kam parë vetëm tymin. Asnjëherë nuk kam pasur kërcënime, kam qenë i shoqëruar me deputetë gjithnjë, por sot duket se e gjetën mundësinë të më kërcënojnë. Ngjarja vetëm për motive politike, shoqëroja kandidaten Valentina Leskaj kudo që shkonte. Kjo ishte e vetmja makinë me të cilën lëvizte,- tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›