E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorëzohen materialet zgjedhore, nis numërimi i votave në disa qarqe

KUTITE-A

Tiranë- Ka përfunduar procesi i votimit në të gjithë vendin dhe kutitë e votimit janë transportuar nën shoqërimin e policisë për në qendrat ku do të bëhet numërimi nga numëruesit e caktuar nga partitë.

Pritet që numërimi të nisë pas orës 00:00 në shumë qarqe, ndërsa ka nisur në Korçë dhe Has.

Sipas policisë, deri në orën 23:10, në Tiranë janë dorëzuar në KZAZ 71 % e materialeve  zgjedhore, ndërsa po vijon puna për dorëzimin etë gjitha materialeve. Sipas forcave të rendit nuk është shënuar asnjë incident.

Ndërkohë, dy partitë kryesore, PD e PS, pasi karikuan simpatizanët e tyre me deklaratat e shpejtuara për fitore, në daljet e tyre të radhës rreth orës 21:00, deklaruan se tashmë duhet të presin rezultatin zyrtar dhe të çertifikuar. PS-ja tha se duhet tu lëmë kohë numëruesve të numërojnë çdo votë të shqiptarëve. Ndërsa PD-ja, vetëm pak minuta më pas bëri të njëjtën gjë, duke u thënë mbështetesve se ka kohë për të festuar dhe tashmë duhet të presim numërimin dhe mbi të gjithë çertifikimin e re zultatit, duke pritur pra verdiktin e KQZ-së dhe të Kolegjit Zgjedhor. Kështu, të dyja palët vendosën të frenojnë festën e shfrenuar me bori e flamur nëpër rrugë pa patur asnjë të dhënë por vetëm mbi bazën e exit poll-eve apo thjeshtë hamëndësimeve.

Por nuk ja arritën sepse shpërthyen fishekzjarre nëpër rrugë me brohorimat nga të dy kahët për fitore.

Rezultatet paraprake të KQZ-së për pjesëmarrjen:

Ndërkohë në daljen e rradhës KQZ njoftoi se deri në orën 16:00 kanë votuar 42,89% e shqiptarëve referuar të dhënave nga të gjitha qarqet në vend.

KQZ-ja tha se deri në orën 16:00 numri total i njerëzve që kanë votuar në qendrat e votimit ishte 26.421.

Më herët zëdhënësja Drilona Hoxhaj bëri me dije se sipas të dhënave të KQZ-së, informacionet janë deri në orën 13:00 për Qarkun e Tiranës dhe të Gjirokastrës ndërsa të dhënat për qarqet e tjera janë deri në orën 10:00 të ditës së sotme.

Sipas KQZ-së në Qarkun Tiranë nga 785.086 votues me të drejtë vote deri në orën 13:00 kanë votuar 5.546 votues ose 34,97%.

Sakaq në Qarkun e Gjirokastrës nga 122.039 votues me të drejtë vote deri në orën 13:00 kanë votuar 9.290 votues ose 35,41%. KQZ-ja njoftoi vonesat rreth hapjes së qendrave të votimit, problemet e para dhe pjesëmarrjen në votime sipas ZAZ-ve.

Tre qendra votimi në Dukagjin janë hapur me vonesë. Në fshatin Mollas në ZAZ-në numër 46 mungonin fletët e votimit dhe për pasojë procesi ka nisur me vonesë. Në 5 qendra votimi në Laç janë ndërprerë në orën 8.30 minuta,- tha ajo. 

Pjesëmarrja në votim:

Durrës 29, 85%

Fier, 37.23%

Gjirokastër, 63%

Korçë, 52%

Berat 37.51%

Diber 32.09

Lezhë 38%

Shkodër 39.31%

Kuçovë 62%

Skrapar 37%

Mat 56%

Bulqizë 52%

Peshkopi 58%

Sakaq ka përfunduar votimi në 12 burgje të vendit nga 20 që janë gjithësej, nga ku mësohet se një numër i vogël prej 30 të dënuarish nuk kishin karta identiteti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›