E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hirushja e nxënësve që nuk dëgjojnë

Përralla e Hirushes me regjinë e Elma Doresit, në një realizim me nxënës të Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë. Është hera e dytë që pas Magjistarit të Ozit, Doresi punon në teatër me nxënës të këtij Instituti me qëllim integrimin social të fëmijëve që nuk dëgjojnë në Shqipëri. Spektakli është përmbyllja e një projekti i promovuar nga Fondacioni MAGIS. Skenografia është realizuar nga Beqo Nanaj, kostumet nga Xhevahire Kolgjini. Interprete: Vojsava Murati. Sonte, ora 18.00 në Teatrin Kombëtar të Komedisë në Tiranë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›