E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, qyteti paralizohet nga moti i keq

Moti i keq i shoqëruar më erë të fortë ka paralizuar qytetin e Vlorës.
Era me shpejtësi deri në 30 metra për sekondë po bën që valëzimi në det të hapur të shkojë deri në 9 ballë.
Puna në sektorin e peshkimit vijon të jetë e pezullaur prej 10 ditësh. Peshkarexhat nuk lejohen të dalin në det.
Anijet e tonazhit të rëndë kanë hedhur spirancën dhe qëndrojnë në det të hapur pasi dallgët nuk lejojnë shkarkimin në kalata.
Edhe tragetet nga Italia kanë mbërritur me 3 orë vonesë.
Tragetet janë ankoruar me vështirësi, por nuk janë hasur probleme.
Gjatë orëve të paradites, Vlora ishte pa sinjal televiziv, ndërsa rrethinat janë pa energji elektrike.
Prej dy ditësh në Vlorë po vërehet edhe mungesa e ujit të pijshëm.
Shumë tela korenti dhe telefoni janë këputur, ndërsa dëme ka edhe në disa objekte.
Puna është ndërprerë edhe në sektorin e ndërtimit. Kështu Vlora mbetet e paralizuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›