Dhjetori, niveli i cmimeve me i larti i vitit 2009
Blerina Hoxha
Niveli i pergjithshem i cmimeve ka arritur piken me larte te dy viteve te fundit gjate dhjetorit, per shkak te rritjes se cmimeve te mallrave te konsumit ne tregje, nga kerkesa e madhe per festat e fundvitit. Sipas te dhenave te Institutit te Statistikes dje, inflacioni ne muajin dhjetor ka shenuar nje rritje 3.5 per qind me baze vjetore dhe nje rritje 1.6 per qind ne krahasim me muajin e meparshem. Niveli i inflacionit ne dhjetorin e vitit 2008 ishte 2.2 per qind. Sipas INSTAT, indeksi i grupit "Ushqime dhe pije jo alkoolike" shenoi nje rritje prej 3.7 per qind, me nje ndikim prej 1.5 per qind ne totalin e ndryshimit mujor. Brenda ketij grupi rritja me e madhe prej 22.2 per qind verehet ne nengrupin "zarzavate ". Ketu mund te permendim rritjen me mbi 50 per qind te cmimit te kastraveceve, rritjen e cmimit te patellxhaneve me 40.1 per qind, domateve me 37.5 per qind, specave me 33.2 per qind, lulelakres me 13.6 per qind, etj. Cmimet e nengrupit "fruta" shenuan nje rritje prej 2.9 per qind, ku mund te permendim rritjen e cmimit te, dardhave me 7.5 per qind, molleve me 3.2 per qind, bananeve me 0.9 per qind, frutave te thara me 0.8 per qind, etj, ndersa cmimet e limoneve dhe portokalleve shenuan nje ulje respektivisht 17.4 dhe 12.1 per qind. Gjithashtu gjate muajit dhjetor cmimet jane rritur edhe ne disa nengrupet e tjera te grupit te ushqimeve, ku mund te vecojme rritjet ne nengrupet, "pije jo alkoolike" me 1.8 per qind, "sheqer, recelra, mjalte etj" 1.5. per qind, "peshk" 1.4 per qind, " mish" 0.8 per qind, "vajra dhe yndyrna" 0.8 per qind, etj. indeksi i grupit "Qira, uje, lende djegese dhe energji " shenoi nje rritje prej 0.4 per qind, ku mund te vecojme rritjen e cmimit te gazit te lengshem me 1.8 per qind, dhe druve te zjarrit me 0.6 per qind. indeksi i grupit "Transport" shenoi nje rritje prej 0.4 per qind. Gjate muajit dhjetor cmimi i karburanteve shenuan rritje. Konkretisht cmimi i naftes shenoi nje rritje prej 1.1 per qind, dhe cmimi i benzines 0.3 per qind. Megjithese inflacioni i dhjetorit e kaperceu objektivin e Bankes se Shqiperise prej 3 per qind, nuk eshte ende rrezik per parametrat makroekonomike per shkak se, mesatarja e rritjes se cimeve per te gjithe 2009 mbetet e ulet.