E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inspektoriati i Ndertimit, rinis punen per prishjen e pallatit ne qendres te Tiranes

Puna per prishjen e pallatit ne qender te Tiranes, prone e Ilir Mates ka rifilluar serish dje. Automjetet e renda te Inspektoriatit te Larte te Ndertimit me ndihme dhe te Policise se Tiranes, i jane drejtuar pallatit rreth ores 06.30 minuta te dites se djeshme dhe kane filluar shembjen e 2 kateve te para, ne pjesen e pasme te nderteses. Pas prishjes, automjetet jane larguar duke lene te pahequra mbetjet inerte. Sipas Ministrise se Puneve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, pallati ishte ndertuar mbi rruge dhe kishte penguar levizjen e qytetareve te asaj zone. Sipas kesaj ministrie, pronari Ilir Mata duhej te kishte lene te hapur nje tunel per kalimin e qytetareve dhe ky projekt nuk ishte zbatuar. Inspektoriati i Larte i Ndertimit nisi prishjen e pallatit me 7 dhjetor 2009. Ne kete dite u prish fasada e 3 kateve te para. Aksioni u pezullua pas polemikave mes kampeve politike. Deputetet e majte e konsideruan aksionin si sulm te kryeministrit ndaj opozites, nga ana tjeter u deklarua se ne te gjitha rastet ku konstatohen abuzime, do te nderhyhet per prishjen e objekteve. Me 7 dhjetor Ilir Mata dorezoi ne Gjykaten e Tiranes, kerkesen per nderprerjen e aksionit te Inspektoriatit te Larte te Ndertimit. Me 28 dhjetor Gjykata e Tiranes rrezoi kerkesen e biznesmenit Ilir Mata, kunatit te deputetit te PS, Dashamir Peza, duke i hapur rruge prishjes se pallatit. Gjyqtarja Arjana Caco, e cila ka shqyrtoi dosjen e konsideroi te pabazuar ne ligj kerkesen e kreut te shoqerise se ndertimit TTA-ALBA-LAM sh.p.k.

Vendimi
Me 7 dhjetor Ilir Mata dorezoi ne Gjykaten e Tiranes, kerkesen per nderprerjen e aksionit te Inspektoriatit te Larte te Ndertimit. Me 28 dhjetor Gjykata e Tiranes rrezoi kerkesen e biznesmenit Ilir Mata, kunatit te deputetit te PS, Dashamir Peza, duke i hapur rruge prishjes se pallatit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›