E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore ringritje flamuri ne shesh

Dita e Flamurit/ Te rinj te mbeshtjelle me flamuj kane parakaluar mes njerezve ne 98-vjetorin e shpalljes se Pavaresise

Sheshi i Flamurit bashkon. Ky ka qene mesazhi me i qarte qe ka ardhur kete te diel te Flamurit ne Vlore. Ritmet e tingujve patriotike qe vinin nga banda e qytetit kane shoqeruar homazhet tek varri i Ismail Qemalit.


Kurora me lule ka vendosur ne varrin e Ismail Qemalit kreu i Bashkise Vlore Shpetim Gjika shoqeruar nga deputete te Vlores perfaqesues te PS-se PD-se e PDU-se perfaqesues te partive e shoqatave politike organizmave fetare per te vijuar me nderimin e flamurit ne obelisk. Mjaft simbolike ka qene dhurimi i flamurit te kombit kryebashkiakut Gjika nga nje vajze e vogel veshur me kostumin cam.


Me pas autoritetet i jane drejtuar Monumentit te Pavaresise. Nje koncert artistik nga grupi Laberia ka vijuar me pas per te pranishmit aktivitet qe ka arritur masivizim ne sheshin e Monumentit. Te rinj me flamuj kane shoqeruar kenget dhe vallet ndersa jane bashkuar me ta te ardhur te shumte nga Kosova qe kane qene sot ne shesh.


Te ardhur edhe nga Bosnja


Grupe te organizuara nga Prizreni Gjakova e treva te Kosoves por edhe nje grup boshnjakesh joshqipfoles por dashamires te Shqiperise kane qene oret e paradites ne Sheshin e Flamurit por edhe Muzeun Kombetar te Pavaresise. Njeri prej tyre pohon se kane ardhur pikerisht ne Vlore kryeqendren e flamurit per te qene ketu kete dite te shenuar per gjithe shqiptaret.


Nje mesues nga Prizreni thote se dy qytetet Vlora dhe Prizreni kane historine te lavdishme dhe prania e tyre ne kete feste eshte per ti shtuar simboliken kesaj dite te shenuar.


Te ardhurit nga trojet shqiptare i jane bashkuar me pas atmoferes festive ne shesh nderkohe qe shume foto ku ne qender ka qene flamuri jane shkrepur ne Sheshin e Flamurit per te fokusuar kete dite.


Te djathtet nderojne deshmoret


Fill pas ceremonive ne shesh deputete te PD-se perfaqesues te institucioneve i jane drejtuar varrezave te deshmoreve. Nderojme diten e shpalljes se Pavaresise por edhe te renet ne lufte tha nder te tjera deputeti demokrat Ardi Kollozi duke uruar gjithe qytetaret per te dyja festat.


Te djathtet nuk jane shoqeruar ne perkujtimin e deshmoreve nga perfaqesuesit e LSI te cilet e kane shprehur qendrimin e tyre se njohin 29 Nentorin si dite qe nderon clirimin e vendit.


Te vecanta nga festa


Flamuj kane marshuar dje ne bulevardin kryesor por edhe ne shesh.
Ne festimet e flamurit ne Vlore kane marre pjese shume te ardhur nga Kosova e troje shqiptare.

Nje flamur i eshte dhuruar kryebashkiakut Gjika ne emer te nje grupi nga ameria.
Stema e flamuj te kuq jane shperndare nga Bashkia Vlore.

Sheshi i Flamurit shesh me flamure


shte viti i trete kur bulevardi Vlore-Skele pershkohet nga flamujt. Nismetare jane te rinj shumica studente te cilet kane vendosur qe ne kete dite te shenuar per kombin te japin nga Vlora mesazhin e vazhdimesise.


Nje mori flamujsh qe valeviten ndihmuar sidomos nga era e oreve te para te mengjesit dhe shume te rinj qe ecin krenare ne bulevard. Ndjenja e patriotizmit perflak gjithandej bashkon me te rinjte dhe te tjere qytetare qe ndoshta pamja qe ka marre bulevardi fton me teper se cdo tjeter thirrje qe eshte bere gjate ketyre diteve per te dale ne shesh. Ajo qe synohet eshte pikerisht sa me shume flamuj ne shesh per ti dhene jo vetem kuptimin e vertete festes por edhe ngjyren kombetare ate kuq e zi.


Organizatori Eneid Hamzaj Sot jo nje dite pushimi


Eneid Hamzaj eshte nje nga organizatoret e parakalimit me flamuj Diten e Pavaresise Ka me teper se nje perkufizim kjo feste per Vloren. shte Sheshi i Flamurit qyteti ku u ngrit flamuri dita e Pavaresise qyteti i Pavaresise duke na dhene keshtu ne kete dite kombetare vlera te vecanta.

Nga autoritetet ka organizime si dekore te thjeshta flamuj ne rruge por ende ne si qytetare nuk e percjellim atmosferen e festes ne masen qe duhet. Flamujt ne ballkone jane shume te rralle. Neper rruge eshte thuajse inekzistente atmosfera e festes referuar atyre qe duhet te behen pjese e festes qytetareve. Gjate ceremonise qytetaret ende nuk kane flamujt.


Ne cdo vend te botes festat kombetare kane tradita nga me te ndryshme. Ka vende ku edhe pavaresisht larmishmerise se racave nje feste kombetare bashkon dhe atmosfera ndizet.


Per te mos e bere nje dite pushimi ne kalendar apo nje feste te rremujte ku femijet hedhin kercisje e fishekzjarre e njerezit thjesht jane kalimtare. Por per ti dhene kuptim festes sone kombetare rendesine e duhur ideja jone eshte qe ne te pakten ne qe jetojme ne Vlore te bejme te mundur te ndihet atmosfera e festes ne qytet.


Nisma ne facebook Te gjithe profilet kuqezi.


Ne facebook email apo faqe te tjera elektronike nuk kane munguar thirrjet per tju bashkuar Sheshit te Flamurit ne Vlore por edhe per nje pjesemarrje sa me masive ne feste.


Ne nje nga adresat e shumta te hapura me kete rast 28 Nentori 2010 ne Vlore faqe me mbi 2000 fansa behet thirrje Per 28 Nentor Flamur Kuq e Zi ne cdo kend dritare ballkone dyqane makina rruge kudo...Kemi nevoje per vlera sublime kemi nevoje per tradite kudo ku jane dhe jetojne shqiptaret. 28 Nentori na bashkon.


Po keshtu per kete date ne shume nga fotot e profileve ka mbizoteruar ngjyra kuqezi flamuj qe valeviten apo femra te veshura me flamur.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›