Shqiptaret turistet me shembullore ne Europe

Shkojne prej vitesh ne destinacione te kushtueshme dhe dine si te sillen. Ia kane nxjerre ujin e zi Turqise apo Egjiptit dhe po presin udhetimin pa viza ne Europe.
Klasa e mesme dhe e larte e kane kaluar provimin turistik po si do te sillen te tjeret. Deshmite e operatoreve turistike dhe parashikimet e tyre per rritjen e numrit te turisteve shqiptare
Edhe na paragjykojne.
Edhe na akuzojne. Duke pasur fobine se mos kushedi cdo te bejme ne shqiptaret po te levizim ne Europe pa viza. Por nje mates i referueshem per realitetin pertej gjithe hamendesimeve te mundshme jane edhe agjencite tona turistike. Pikerisht ato te cilat kane vite qe i testojne me mire se kushdo tjeter shqiptaret qe udhetojne neper bote.
Si ne vendet jo Shengen e si ne vendet Shengen. E pak rendesi ka vendi per to pasi sjellja me pak ndryshime eshte deri diku e njejta. Ne fakt nuk e dime se si do te reagojne gjithe shqiptaret sepse ne kemi shoqeruar kryesisht shtresa te mesme dhe te larta te shoqerise.
Por deri me sot me probleme te rralla dhe te vogla shqiptaret mund te quhen nga turistet me te pelqyer ne te gjitha destinacionet e pervitshme turistike qe ne bejme si Turqia Egjipti Maqedonia Mal i Zi Kroacia Praga Vjena Parisi etj. Kete pohojne menaxheret e turizmit te disa prej agjencive te medha turistike ne Shqiperi.
Shqiperia vleresohet si nje treg i pelqyeshem nga operatoret e huaj turistike. Kjo sepse shqiptaret paguajne mire edhe pse paketat turistike kane cmime gati te njejta me europiano-perendimoret. Zgjedhin hotele te mira nuk e teprojne me alkool si ruset per shembull.
Nuk prishin nuk shkaterrojne. Nuk jane as ngaterrestare as zhurmaxhinj. Une jam shume optimist qe shqiptaret do te dine te sillen me dinjitet thote Flogert Xhabrahimi i cili ka 5 vjet qe shoqeron grupe turistesh shqiptare me agjencine Cosmos tours.
Kete mendim e mbeshtes edhe une. Nga sa kam vene re shqiptaret mundohen te perfaqesohen mire pershtaten me rregullat thote menaxherja turistike e Globus Klaudeta Begaviki.
Por sipas tyre edhe shqiptaret nuk futen tek turistet aq te thjeshte. Perkundrazi jane te veshtire. Kane edhe ata ato te tyret...
Shqiptaret turiste sqimatare
Jo te nderlikuar ne zakone dhe sjellje por per pretendimet qe kane per cilesi te larte ne pushime. Kane kerkesa dhe duan cilesi ne cdo gje. Te pakten ajo shtrese e mesme dhe e larte shoqerore qe ka pasur mundesi te udhetoje shpesh dhe qe ne kemi shoqeruar deri tani.
Une vete i fus shqiptaret tek turistet e veshtire thote Klaudeta Begaviki. Edhe Flogerti pohon te njejtin konstatim. Nderkohe qe kemi edhe fqinjet tane italianet te cilet njihen si nder turistet me te veshtire me fame si turiste sqimatare.
Ne nuk jemi te asaj mase sa italianet sepse ata kane pasur mundesi ta shohin boten perpara nesh kane udhetuar me shume por dhe ne nuk qendrojme larg tyre ne pretendime thote Begaviki. Po ne te meta
Disa te meta te turistit shqiptar
Shqiptaret turiste nuk dine te perdorin hartat. Nuk dine te kerkojne ndihme aty ku duhet. Apo nuk dine te hipin ne metro tramvaj. Ndonjehere ndezin cigare ne hotel apo restorant thote Sava Bardhi administratore e agjencise Sava Tours.
Ne kete menyre ajo e sheh pak skeptike orientimin neper Europe te atyre qe nuk jane mesuar te udhetojne me pare. Ose kerkojne me shume sherbime nga cfare kane paguar duke kerkuar sa me shume luks shton Begaviki. Por anon nga pozitivja menaxheri turistik Flogert Xhabrahimi.
Per te turistet shqiptare jane te zhdervjellet. Ka mjaft prej tyre qe presin vetem bileten e avionit dhe pronotojne hotelin duke mos dale te shoqeruar ne grupe dhe me guiden perkatese sepse ia dalin me se miri vete. Jane te zhdervjellet dhe ftillohen vete.
Nuk kemi pasur asnje ankese per shqiptaret. Jane moshat me te medha ato qe mund te kene probleme. Per te rinjte as qe behet fjale. Ata ekpslorojne gjithcka dhe pershtaten me cdo gje. thote ai. Po. Te rinjte tane jane turiste te mrekullueshem. mbeshtet dhe perforcon konstatimin Sava.
Rritje prenotimesh pas heqjes se vizave
Dihet qe shqiptaret dhe jo vetem ata nje nga pasionet e medha sot kane te udhetojne dhe eksplorojne boten. Nje pasion sa i lashte por edhe me shume modern ky i cili i ka bere agjencite e udhetimit kudo ne bote si nje nga bizneset me fitimprurese. E kane pasqyruar kete deshire ne keto 20 vite te renies se komunizmit edhe shqiptaret.
Edhe pse teper te kufizuar nga vizat shqiptaret shenojne nga viti ne vit nje numer ne rritje dhe te madh te udhetimeve apo pushimeve te kaluara jashte vendit. Kryesisht ne shtete ku mund te shkohet pa viza si Turqia Egjipti Mali i Zi Maqedonia etj.
Dhe sipas statistikave aq sa turiste te huaj vijne ne Shqiperi duke ndikuar ne rritjen e nivelit ekonomik te vendit gati edhe me shume jane shqiptaret te cilet nuk perqafojne turizmin patriotik per te lene parate ne atdhe por dalin per te udhetuar dhe pushuar pertej kufijve te vendit.
Duke e firuar ne kete menyre gjithe prurjen qe na lene turistet e huaj. Kjo pasoje eshte e natyrshme dhe shkaqet i ka sidomos tek fakti qe shqiptaret kane qene per 50 vjet te mbyllur te izoluar pa deshiren e tyre per te pare boten.
Plus disa vende fqinje ofrojne nje pervoje dhe infrastrukture turistike me te mire se sa vendi yne i cili ne kete fushe eshte ende ne zhvillim thote Besnik Vathi administrator i agjencise ATHS.
Dhe... voyage voyage neper bote edhe pse iu plaste buza per te marre nje vize. Po per festat e para pa viza cfare parashikojne agjencite e udhetimit
Me liberalizmin e vizave sigurisht qe do te kete rritje dhe ne si agjenci e vjeter turistike arrijme ta parashikojme afersisht se sa qe tani. Konkretisht presim nje rritje prej 20-40 te prenotimeve per kete fundvit dhe ne fakt rritja po ndjehet qe keto dite sepse prenotimet kane filluar qe nje muaj perpara thote Jeta Bardhi po e agjencise Sava Tours.
Por megjithate nuk po ndihet ndonje bum i madh sic mund edhe te imagjinohet meqe tani u hoqen vizat. Ka vertet me shume kerkesa por nuk behet fjale per nje dyndje te vertete. thote Klaudeta Begaviki.
Me teper te kerkuara deri tani jane thjesht biletat se sa prenotimet e tureve turistike gje qe do te thote se kryesisht udhetojne per te pare femijet qe kane jashte. Por dhe nese do te kemi dyndje duke pare tendencen ne rritje i kemi marre masat duke prenotuar hotele avione shton Sava.
Ndersa ata qe ngordhin te prenotojne per te fluturuar larg te njejtave pamje dhe te njejteve njerez te perditshmerise ne atdhe kete here kane me shume mundesi per te zgjedhur. Tani jane vertet me te lirshem.
Edhe dikujt qe mund ti kishte skaduar viza apo kishte neglizhuar te plotesonte nje dosje te lodhshme dokumentash edhe pse mund te kishte parate e duhura si turist tani nuk i ka me keto kokecarje dhe vjen prenoton te udhetoje ku deshiron dhe mundet. thote Flogert Xhabrahimi. Per te me te mundshmit per te udhetuar dhe perballuar paketa te tilla jane perseri shtresat e mesme dhe te larta.
A kane frike se mos ndoshta turistet shqiptare aq duan sa te shkojne dhe nuk u kthehen me Jo. Nuk kam frike. Po te duan te rrine dhe per kete iu nevojitet te maskohen blejne bileta avioni vajtje-ardhje dhe jo pakete turistike. thote Sava.
Vendet e preferuara tanime nuk jane ato fqinje ku shkohet pa viza dhe te cilave shqiptaret ua kane nxjerre ujin e zi. Por pikerisht molla e ndalueme Parisi Brukseli Roma Amsterdami Barcelona etj.
Keto perbejne prenotimet me te kerkuara ne keto dite pragfestash dhe ne prag te heqjes se vizave per te udhetuar ne BE. Por ne si paketa turistike ne fakt kemi bere disa perzgjedhje tonat per vendet me te rekomandueshme per tia kaluar mire. thote Sava. Pa lene menjane edhe dashurine e madhe boterore te viteve te fundit Dubain.
Dubai dashuria e madhe edhe shqiptare
shte shume i pelqyer per te kaluar naten me te rendesishme kalendarike te vitit nderrimin e viteve. Shqiptaret parapelqejne shume qe Vitin e Ri ta kalojne ne Dubai metropolin magjepses modern te adhuruar nga gjithe bota.
Madje ne dilemen e madhe te shkojne ne vendet europiane te zones Shengen me ne fund pa viza dhe te lira apo ne Dubai ata duket se luhaten mjaft per te vendosur dhe barazisht zgjedhin sa Europen e sa Dubain.
Edhe pse Dubai ne fakt kushton me shtrenjte se sa nje pakete turistike ne Europen Perendimore. Nuk them dot sakte po aty-aty jane pronotimet si per ne Dubai e si per ne Europen Perendimore thote Nora Gjonpalaj administratore e Globus.
shte quajtur Disneyland-i i te rriturve. E pelqejne per klimen e ngrohte eshte ekzotik ka plazhe ofron shume argetim shopping arkitekture spektakolare. thote Jeta Bardhi e Sava Tours.
Dhe gjithe ky ndryshim mahnites ofrohet vetem per 5 ore udhetim. Por vetem se Dubai eshte pak me i shtrenjte se mjaft destinacione te tjera pasi bileta e avionit kushton dyfish. Gjithashtu kushton edhe hoteli i cili aty zgjidhet me 5 yje.
Me mire vende te nxehta se te ftohta
Per festat e Vitit te Ri duan me shume vendet e ngrohta. Jo vetem Dubai vendi i pare te te gjitha earm hot places por edhe Sharm El Sheik Tunizia apo edhe Kuba. Europa ne dimer sidomos ajo Qendrore eshte shume e ftohte. Dhe per rrjedhoje per te ka kerkesa por jo dyndje edhe pse ajo ben pjese ne vendet e enderruara Shengen. Por stepen pikerisht prej motit te ftohte
. Ose do te mbyllesh ne hotel ose vetem per ski ose shetitje duke kercitur dhembet nga i ftohti. Qytete si Vjena Praga Budapesti etj jane me te pelqyera ne pranvere apo vjeshte e jo ne dimer thote Jeta Bardhi e Sava Tours.
Jo vetem se jane vende te ngrohta por edhe menyra e festimit te Vitit te Ri ne Europe eshte pak me ndryshe se sa ajo tradicionale shqiptare. Ndryshon muzika per ata qe duan ahengun tipik shqiptar ndryshon deri diku kuzhina.
Plus menyja eshte me e shtrenjte ne Perendim dhe nuk dime si tu themi klienteve qe vetem per nje njeri darka e Vitit te Ri kushton mesatarisht 100 euro. thote Klaudeta Begaviki. Dhe ne Europe jane te pakapshem hotelet me 5 yje sepse jane shume te kushtueshem. Te tillet nuk i kap dot ne Europe si ne Antalia apo Sharm.
Ne vende te tjera te ngrohta por tejet te largeta si ishujt Maldive Mauritius Kube etj ka pak kerkesa dhe me shume ato jane individuale. Eshte normale sepse ne keto vende duhet shkuar me paketa minimumi 10-ditore. Duan disa dite rruge vetem te shkosh thote Sava.
Per Vit te Ri e jo per Krishtlindje
Shqiptaret nuk kane lidhje te forte me festen e Krishtlindjeve. Sa prej asaj qe nuk kane tradite te forte ne festimin e kesaj feste boterore sa edhe pasi per Krishtlindje nuk iu qellojne disa dite pushimi bashke sikurse ne ditet e fundit te vitit. Te gjitha prenotimet jane per diten e nderrimit te viteve. Te gjithe me ne fund kane disa dite pushime thote Nora Gjonpalaj e Globus.
Udhetime edhe per 28 Nentor
Udhetime edhe per festen e 28 Nentorit. Gjithe nepunesve te shtetit sidomos iu binin 3 dite pushim. Dhe.. ia kercasim gjekundi. Kane prenotuar mjaft kete fundjave feste. Na thonin qe kemi nevoje te nderrojme ambient qofte edhe 2 apo 3 dite. thote Sava. Dhe kryesisht kane shkuar ne Mal te Zi Maqedoni.
Por si per ironi dhe humor edhe ne Stamboll kryeqendren e ish-Perandorise Otomane nga e cila Shqiperia u shpall e pavarur ne 28 Nentor te 1912. Beh veshtire qe dikush prej qejflinjve te udhetimeve te kete menduar kaq gjate pervec ctendosjes nje cast ku te munden nga punet.
Sa kushton Viti i Ri ne
Paris - Amsterdam - Bruksel 1090 Euro 5 dite 4 nete
Amsterdam-Bruksel 800 Euro < <