E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndeshja e boteve me rrefim neonatyralist

Shkelqimi i huaj i Beqe Cufajt nje liber per fatin e mergimtarit


Libri Shkelqimi i huaj i autorit Beqe Cufaj i perkthyer ne disa gjuhe bart pas vetes edhe vleresimin sidomos te kulturave perkatesisht te gjuheve ne te cilat eshte perkthyer dhe ne te cilat tashme jane bere nje sere komentimesh dhe interpretimesh.


Kritika gjermane e krahason kete autor me autore model te nje fryme te ngjashme tematike e diskurseve ne proze. Pra Shkelqimi i huaj tashme ka zene vend referent si liber qe flet per mergimin. Stephan Wackwitz Frankfurter Allgemeine Zeitung e krahason romanin e Cufajt me A seventh man shkruar nga John Berger Jean Mohrroman.


Ky i fundit konsiderohet si liber perfaqesues i viteve shtatedhjete mbi te merguarit punetore i shkruar ne forme te perzier narrative si nje mozaik esesh fiksioni poezie e hulumtimi. Wackwitzi gjendjen e enderruesit Berger dhe Mohr e cileson si analog poetik te qendrimit jovullnetar ne mergim.


Tridhjete vjet me pas shton kritiku autori shqiptar qe nderkohe jeton dhe punon ne Gjermani shkruan per fate te merguarish mirepo ne dallim nga Berger Mohr Wackwitz thote se libri i Cufajt nuk mund te shpjegohet me shabllonet marksiste te fateve te gastarbajtereve duke theksuar se levizjet e figurave te tij pershkruajne parabola morale.


Shkelqimi i huaj eshte vene ne paralele edhe me poezine e Eichendorffit Dy shoket duke vene ne pah gjendjen e njejte te pashprese te personazheve percjelle me iluzione te njejta ambicioze per ardhmerine.


Kritika gjermane ka theksuar se sikur keto dy substanca te eksperimentit moral personazhet Arbeni dhe Riki te kishin mbetur ne oborrin e shkolles se tyre ne fshatin e vendlindjes ndoshta do kishte lindur nje roman i zhvillimit te karakterit nje bildungsroman mbi permbushjen e brendshme internalizimin vuajtjen dhe fisnikerimin nje tregim nga ato qe kane rrefyer Robert Musil ose Hugh Walpole.


Po ashtu ngjyra boheme rrugaceria dhe zymtesia e jeta e papergjegjshme kafenete dhe dashurickat e kane vene ne paralele kete autor me Ludwig Fels dhe Eckhard Henscheid.


Romani ndahet ne dy pjese qe do te mund te funksiononin edhe pavaresisht njera-tjetres. Ne pjesen e pare kemi ngjyra lokale ritem te ngadalte rrefimi drame dhe perplasje te karaktereve mjegull mitike pjesa e dyte eshte me e vrullshme me ritem shume me te shpejte dinamike por duke u ikur detajeve me perplasje te personazheve hyrje dhe dalje te tyre rrembimthi jete nate seks alkool vrasje etj.


Pjesa e pare ku jane te pranishem dy narratore Arbeni dhe Rifati-Riki shperfaq boten e vogel e te ngushte te pare nga perspektiva e femijes e cila shpaloset cuditshem perkunder thjeshtesise dhe rendomtesise se saj. Sensibiliteti prej femije paraqet si pikture naive vendlindjen Reken - fshatin e vogel autopsia e se ciles behet me nje zymtesi poetike.


shte kjo sikur Makondoja e Markezit ku cdo gjeje i vihet nje emer ku gjithcka shperfaqet si per here te pare. Jepet nje tablo vendlindjeje e pershkruar me nje kolorit lokal dhe fshati i vogel del me gjithe paradokset e tij i figuruar ndonjehere edhe deri ne groteske. Ne rrefimin e femijerise te rinise e te vdekjes shkrihen koha hapesira historia. Nepermjet personazheve jepet vrazhdesia e jetes te rrenuarit shpirterisht qysh ne femijeri.


Dhe reflektimet ndodhite e perjetimet shperfaqen nga perspektiva te ndryshme te narratorit-personazh - fillimisht e nje femijerie pastaj nga perspektiva e nje moshe te pjekur. Ai kalon pragun e shtepise duke pare fqinjet femren e pare qe zbukurohet shtepine e pare ndryshe prej te tijes dhe gjurmet e para te gjakut ne lagje.


Nga ky kontekst ngjarjet nisin e marrin rrjedhe dramatike duke u dhene me qartesine e nje kujtese por edhe te nje reflektimi me te dendur kuptimor e filozofik.


Nje fryme neonatyraliste mbizoteron tekstin ndersa ironia kombinohet me burleskun dhe anekdoten.


Gjithe atmosfera dhe ngjarjet ne roman sidomos ne pjesen e pare marrin trajta te nje realiteti epik e diskursiv me efekte te turbullta e te mjegullta duke mos munguar edhe pasazhet poetike ndjesite lirike te te rrefyerit si dhe krahasimet e pershkrimet e figurshme.


Pjesa e dyte eshte shprehje e hyrjes sa me thelle ne deshmite dhe aventurat jetesore te personazheve kryesore.


Udhetim perplot histori e dhembje ne kerkim te nje jete me te mire ne nje vend tjeter vec te mos jete ajo Reka e tyre - vec te mos ndodh kthimi ne vendlindje. Itinerari Kosove-Mal i Zi-Itali-Gjermani ditet ne burgjet jugosllave jeta ne kampe refugjatesh kafenete klanore dhe muzika e tyre gjuetia e vendaseve te kamura ngasja e veturave ne gjendje te dehur dhomat e pista dhe seksi - si trofe dhe dekorate per te parin e klanit te gjitha keto shfaqen si shenja identifikuese e karakterologjike te nje njeriu jashte atdheut te tij.


Per humorin e lehte fodullekun shthurjen e teresishme mospergjegjesine per asgje dhe mosrespektimin per askend dallohet Riki. Ndersa Arbeni ambicioz ndaj letrave dhe shkrimit me jeten e mbushur me mistere dhe te verteta qe ndihmon mbylljen ne vete merr pozicion te vezhguesit pasiv - dhe jo te komentuesit te ashper moral.


Tashme pervec tyre si narrator pjese e struktures se romanit behen edhe shenimet e ditarit te te cilat verehen shenjat autoriale. shte ky narratori i trete brenda tekstit ne te cilin mund te identifikohet autori dhe jeta e tij - nje rrefim deshmite e te cilit kane implikime te qarta autobiografike.


Duke bere nje dallim me pjesen e pare e cila tingellon si nje perralle pjesa e dyte konsiston ne nje kapercim neper probleme ekzistenciale dhe te absurdit. Shoqeria shfaqet edhe ketu e vdekur tek-tuk shfaqet ndonje personazh ngjarje apo histori.


Rrugetimi i mergimtareve sfidat pengesat adaptimi dhe refuzimi per tu pershtatur brenda kodeve jetesore e kulturore te huaja tehuajesimi etj. jepen nen shprehi e ankthe te botes se seksit te armeve e alkoolit duke marre situatat kuptime groteske dhe aktet jetesore epilog tragjik. Riki keput rrugen e jetes - nga te qenit i lire kryen nje vrasje dhe perfundon ne qeli.


Libri Shkelqimi i huaj i Beqe Cufajt ne planin e gjuhes e te stilit provon forma te diskursit qe provokojne menyra te leximit te ndjeshmerise dhe jondjeshmerise se personazheve dhe ngjarjeve realitetin e fakteve e te iluzioneve.


Diskursi narrativ kursehet nga detajet e shumta e komplekse duke i dhene qartesi e thjeshtesi idese se tekstit. Pra stili eshte i pangarkuar dhe i natyrshem duke pasur koherence kuptimi e figure ne nivel te fjalive brenda tekstit por edhe vijes fabulare e narrative.


Shkelqimi i huaj eshte liber per femijerine liber per jeten liber per ekzistencen e individit brenda nje konteksti kohor e politik nje liber per mergimin per fatin e mergimtarit perballe politikave integraliste te vendit nikoqir mergimtarit qe bart realitetin e mentalitetin autokton te njeriut shqiptar si dhe gjithe pajtimet kurthet e refuzimet e tij perballe nje kulture tjeter nen kulmin e se ciles kerkon te mbijetoje.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›