E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, rrëmbyen 29-vjeçarin, në pranga 4 persona

VLORE - Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Vlorës, pasi dyshohen si autorë të rrëmbimit të një 29-vjeçari nga Durrësi.
Burime zyrtare nga policia e Vlorës bëjnë të ditur se janë prangosur vëllezërit Albi dhe Arten Rexhaj, 23 dhe 32 vjeç, Aranit Dedenika i njohur si Bojku 30 vjeç si dhe 28-vjeçari Fjodor Laraj.

Referuar të njëjtave burime, 4 të rinjtë e kishin rrëmbyer 29-vjeçarin nga qyteti i Durrësit, duke e mbajtur peng për më shumë se 24 orë, ndërsa në këmbim të lirimit të tij kërkonin një shumë të konsiderueshme parash.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Shikoni pamjet e operacionit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›