E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth ngushëllon familjen e kapitenit Feti Vogli

TIRANE- Kreu i prezencës së OSBE-së, Eugen wollfarth ka ngushëlluar sot në mëngjes familjen e kapitenit Feti Vogli, të rënë në krye të detyrës gjatë misionit të forcave tona në Afganistan.

Wollfarth ka ngushëlluar familjarët duke shpresuar që të arrijnë të gjejnë forcën për kaluar këtë dhimbje të madhe.
“Është një moment shumë i trishtueshëm. Unë uroj që të shërohet së më shpejt edhe i plagosuri Aleksandër Peçi. Raste të tilla na sjellin në vëmendje se sa afër është lufta dhe sa shumë duhet bërë për të arritur paqen”- tha ambasadori.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›