Berat, i përplas makina 1 vdes dy plagosen
BERAT- Një 47-vjecar ka humbur jetën, si dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automoblistik të ndodhur mesditen e sotme në qytetin e Beratit.
Mësohet se personat dy prej tyre atë e birë, po kalonin rrugën, teksa një makinë tip BMW me targa të Beratit AA 939 C që drejtohej nga Aurel Musabelliu, ka dalë nga rruga, duke përplasur 3 kalimtarët dhe duke përfunduar bashkë me to në ujrat e lumit Osum.
3 të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Beratit, por 47-vjecari, Fredi Merko nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve të marra.
Ndërkohe djali i tij Albano dhe i plagosuri tjetër ndodhen në gjendje të rëndë shendetësore. Ndërkaq policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit Aurel Musabelliu dhe po punojnë më tej për zbardhjen e shkaqeve që cuan në këtë aksident të rëndë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)