Papandreu: Nuk jemi ne problemi për Eurozonën

Jorgos Papandreu
Në një intervistë për televizionin amerikan, CNN, ish-kryeministri grek, Jorgos Papandreu deklaroi se nuk është e vërtetë se Greqia ishte problemi kryesor në krizën e zonës euro.
Duke iu përgjigjur kritikave, sipas të cilave, Greqia, si vend anëtar i Bashkimit Evropian, ka shkallën më të lartë të evazioni fiskal, Papandreu tha se, nëse jemi ne problemi, atëherë gjithçka është e lehtë, përjashtojeni Greqinë nga Bashkimi Europian dhe gjithçka rregullohet.
Nëse themi kështu për Greqinë, çfarë mbetet për të thënë për Italinë, për Portugalinë apo për mbarë Eurozonën, shprehet Papandreu.
Kemi dy vjet që jetojmë në pasiguri të vazhdueshme. Kjo gjë nuk mund të vazhdojë më. Grekët dëshirojnë ndryshim, ne e dimë se kemi problem në sistemin tonë. E nevojshme është që vendi të drejtohet ashtu si duhet, theksoi Papandreu. /CCN/
Përgatiti : E.L