E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavajë, Elvis Roshi merr drejtimin e bashkisë

KAVAJË- Elvis Roshi ka marrë në dorëzim detyrën si kryetar bashkie i qytetit të Kavajës.

Në një ceremoni të zhvilluar në këtë rast Roshi ka kaluar në zyrën e qytetarit të parë të Kavajës duke i dhënë kështu të majtës drejtimin e qytetit pas 20 vitesh administrim nga të djathtët.

Kreu i ri i bashkisë Elvis Roshi në fjalën e rastit duke i’u drejtuar qytetarëve tha se gjatë këtyre viteve do të mbahen të gjitha premtimet e bëra.

“Falenderoj gjithë popullin e Kavajës që më votuan. Falenderoj dhe gazetarët që ishin të pranishëm. Ky është celësi i zhvillimit të Kavajës. Një zhvillim i kohës Europiane, një zhvilllim me hapa të shpejta dhe si kam thënë edhe gjatë fushtës, cilido që do të mirën e Kavajës është edhe miku im, cilido që nuk është për të mirën e Kavajës ne jemi kundra. Dëshiroj që ti them të gjithë popullit të Kavajës se i zotohem edhe një herë tjetër që premtimet e mija do të mbahen deri në fundin e mandatit tim dhe se do të jem një shërbëtor i mirë për popullin e Kavajës”,- deklaroi kreu i bashkisë së Kavajës.

Elvis Roshi i cili kandidonte në zgjedhjet e 8 majit nën siglën e koalicionit të majtë Aleanca për të Ardhmen fitoi zgjedhjet vendore të 2011, duke i marrë fitoren kreut aktual Rifat Rrugija dhe duke sjellë në drejtimin e qytetit të Kavajës të majtën.

Të premten e shkuar Kavaja konstituoi Këshillin Bashkiak ku zgjodhi kryetarin e saj Aqif Averiku, një kandidaturë e LZHK-sëe mbështetur edhe nga Partia Socialiste.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Kavajë, Elvis Roshi merr drejtimin e bashkisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›