Vlorë, tenton të vetëdigjet 67-vjeçari

Një person ka tentuar ti vëjë flakën vetes në mes të qytetit të Vlorës mëngjesin e sotëm. 67- vjeçari Shezai Skënderi tentoi të vetëdigjet, duke u lagur veten fillimisht me dy shishe me lëndë djegëse, por ndërhyrja e policisë në kohë e ka shpëtuar atë nga akti fatal. Mësohet se ngjarja është rregjistruar në rrethrrotullimin e Skelës, ndërsa sipas të dhënave paraprake, dyshohet se vrasja e djalit të tij në Itali, e ka çuar atë drejtë tentativës për vetëvrasje.
Sipas burimeve nga policia Shezai Skënderi është vënë re fillimisht nga kalimtarë të rastit teksa tentontë të vriste veten, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë, duke e gjetur 67- vjeçarin me dy shishe lëndë djegëse në duar dhe në një gjendje depresive. Policia thotë se gjatë këtyre momenteve, autori vetëm fliste i pavetëdisjshëm dhe gjithçka sillej rreth djalit të tij të vdekur tashmë. Pas disa minutash, policia ka mundur të negociojë me të moshuarin, për të mos kryer aktin e vetëvrasjes. Ngjarja shkaktoi panik tek kalimtarët dhe banorët e zonës. Autori është shoqëruar në komisariatin e policisë për procedurat përkatëse.