Seul, 6 vjet burg për ushtarin amerikan

Një ushtar amerikan është dënuar me 6 vjet burg nga një gjykatë në Korenë Jugore, për dhunim të një vajze të re vitin e kaluar.
Në aktgjykimin e sotëm, gjykata tha se ushtari Kevin Robinson pasi kishte konsumuar alkool së bashku me vajzën e re, e kishte shfrytëzuar faktin se vajza ishte e dehur për ta dhunuar atë. Nuk është e qartë nëse ushtari Robinson do ta ankimojë vendimin.
Në Korenë Jugore janë të vendosur afro 28500 ushtarë amerikanë, pjesërisht për ta ndihmuar këtë shtet në mbrojtje të ndonjë sulmi nga Koreja Veriore komuniste.