PDIU: Besim se Haradinaj do lirohet përfundimisht nga akuzat
TIRANE- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka përshëndetur sot vendimin e Gjykatës së Hagës për lirimin e përkohshëm të Ramush Haradinajt, duke shprehur besimin e plotë se Haradinaj do të lirohet përfundimisht nga të gjitha akuzat, pasi sic thuhet në njoftimin e PDIU-së, figurat e UCK-së janë përbaltur qëllimisht.
“Vendimi i lirimit të përkohshëm të z. Haradinaj është i vonuar, teksa ai kurrsesi nuk përbënte rrezik për mosparaqitje në gjykatë, në të cilën ishte paraqitur vullnetarisht dhe nga ana tjetër, një goditje që u tentua t’i bëhej nga akuza, jo vetëm z. Haradinaj, por në tërësi luftës së drejtë të kombit shqiptar për çlirimin e Kosovës. Ramush Haradinaj, sikurse edhe Fatmir Limaj, Hashim Thaçi dhe figurat e tjera kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë përbaltur qëllimisht dhe pa të drejtë përgjatë gjithë kësaj periudhe, si tentativë për të përbaltur UÇK-në dhe luftën e shqiptarëve të Kosovës për çlirim”.
“Deri më sot, përgjigja nga drejtësia ndërkombëtare ka qenë e qartë: lufta e popullit shqiptar për çlirimin e Kosovës ka qenë e drejtë dhe si z. Limaj ashtu edhe z. Haradinaj janë shpallur të pafajshëm në proceset gjyqësore të stisura ndaj tyre. Kjo na bën shpresëplotë dhe besimplotë se ky do të jetë përfundimi edhe ndaj rigjykimit të z. Haradinaj që përfundon në fund të qershorit në Hagë”, thuhet më tej në deklaratën e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
(ma.ar/BalkanWeb)