E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, tenton të vrasë bashkëshorten, arrestohet 49-vjeçari

Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Alikok ku Gëzim Selimi ka goditur me mjete të forta bashkëshorten e tij L. Selimi pas një zënke për motive të dobta.

Menjëherë e plagosura është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës dhe sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›