Imuniteti, Mcilwham: Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin
TIRANE- Pas ambasadorit amerikan John Whithers një mesazh i qartë për heqjen e imunitetit vjen dhe nga ambasadorja britanike në Tiranë. Gjatë fjalës së saj në konferencën për cështjet e transparencës në deklarimin e pasurive të zyrtarëve, ambasadorja britanike Fiona Mcilwham nënvizoi se imuniteti nuk duhet të mbrojë individët por institucionet.
“Imuniteti ekziston për të mbrojtur institucionet dhe vlerat që ato përfaqësojnë jo individët. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Ata që nuk kanë se cfarë fshehin nuk duhet të kenë as frikë.”- theksoi ambasadorja britanike.
Fiona Mcilwham ripërsëriti ato pika të raport progresit ku vendi ka shumë për të bërë,dhe që vazhdojnë të mbeten problem serioz.
“Progres raporti e tha shumë qartë se korrupsioni mbetet një probleme serioz dhe i përhapur për Shqipërinë. Raporti komentoi dhe kapacitetin e adminsitratës, dhe në organet e tjera të auditivit të cilët kanë nevojë për të forcuar në mënyrë të vecantë sidomos luftën kundër konfliktit të interesit.”- tha diplomatja e cila shtoi se Britania do të vazhdoj të ndihmojë Shqipërinë në përshpejtimin e këtij procesi.
(s.g/BalkanWeb)