E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, tre të plagosur me armë zjarri

Ngjarja u regjistrua në lagjen “Pavarësia”, një zonë kjo mjaft e populluar. Paraprakisht thuhet se ata janë qëlluar teksa ecnin në rrugë, ndërsa në shënjestër duket se ka qenë një ndërtues.

Ende nuk dihet nëse dy personat e tjerë ishin të shoqëruar ndërtuesin e pallateve, apo kalimtarë të rastit. Policia bëri me dije se plagosja ka ndodhur për shkak të një konflikti për çështje pronësie.

Policia ka çuar në pranga 4 autorët e ngjarjes, të cilët u ndaluan në afërsi të Levanit në Fier, pas ngritjes së postblloqeve.

Mësohet se gjatë aksionit për bllokimin e autorëve, makina e tyre është përplasur me 2 mjete të policisë. Policia pritet të japë detaje të tjera për ngjarjen. /Start/

                                                                                             2012-08-03 08:28
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›