E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mario Dragi: Euroja është e pakthyeshme

Mario Draghi deklaroi sot se janë të padobishme spekulimet kundër euros, ndërkohë që i konsideroi "të papranueshme" normat e interesit të huave të marra nga Spanja dhe Italia, pavarësisht përpjekjeve të bëra për daljen nga kriza të eurozonës.

"Qeveritë duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre për konsolidimin buxhetor, atë të reformave strukturore për përmirësimin e konkurrencës dhe reformave institucionale në nivel evropian", theksoi ai.

Gjithashtu ai u është përgjigjur edhe deklaratave dyshuese që janë bërë kundër monedhës së përbashkët, për ndikimin e saj në krizën që ka përfshirë Evropën.

"Ishte, është dhe do të mbetet i kotë dhe i padobishëm spekulimi kundër euros", deklaroi ai, pasi theksoi pak më parë karakterin e pakthyeshëm të monedhës së vetme evropiane./Start/

                                                                                             2012-08-02 17:12
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›