E Diel, 1 Nëntor 2026

FAO: 3 milionë sirianë vuajnë për ushqim

Nisur nga gjendja e rënduar politike dhe sociale në Siri për shkak të konfliktit të vazhdueshëm mes forcave opozitare dhe regjimit të Asadit, OKB-ja ndërmori një studim për të vlerësuar gjendjen e popullsisë në vend, kryesisht të atyre rajoneve ku janë kryer luftime.

''Nga këta tre milionë persona, gjysma kanë nevojë për një ndihmë ushqimore të menjëhershme dhe urgjente për gjashtë muajt e ardhshëm, veçanërisht në zonat që janë bërë skenë e konflikteve dhe zhvendosjes së popullsisë”, informon FAO.

Për 12 muajt e ardhshëm, FAO parashikoi se duhet rritur ndihma ushqimore dhe asistenca për mjetet e ekzistencës, sepse numri i personave që do të kenë nevojë për ndihmë ushqimore do të arrijë në 3 milionë.

Këto shifra janë nxjerrë nga rezultatet e një misioni për vlerësimin e nevojave përsa i përket sigurisë ushqimore të kryer në muajin qershor nga FAO, programi ushqimor botëror (PAM) dhe Ministria siriane e Bujqësisë dhe reforma agrare.

Raporti përfundimtar thekson se sektori bujqësor sirian ka humbur këtë vit 1,8 miliardë dollarë (1,46 miliardë euro) si pasojë e krizës që po kalon vendi./Start/E.G/

                                                                                             2012-08-02 16:47
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›