E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore tritol ne banese nuk ka te lenduar

Një shpërthim i fortë tritoli ka ndodhur në orët e para të së enjtes në lagjen '29 Nëntori' qytetin e Vlorës.

Shperthimi demtoi rende nje apartament. Vala e shperthimit ka qene shume e madhe saqe ka goditur edhe disa banesa te tjera ne te njejtin pallat. Banoret e tmerruar kane njoftuar menjehere policine. Tritoli eshte vendosur prane baneses se Artan Mehmetit.

Gjate momentit te shperthimit ne banesen e tij ndodheshin 5 persona, te cilet fatmiresisht nuk jane demtuar. Ata thone se nuk kane asnje konflikt qe mund te kete sjelle vendosjen e tritolit. Si pasoje e shperthimit banesa e Artan Mehmetit eshte shkaterruar teresisht.Policia po heton per zbardhjen e plote te ngjarjes.

Plagosje në Durrës

Një person rreth të 50-ave ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e së mërkurës në qytetin bregdetar të Durrësit.

Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se i plagosur nga sulmi me thikë ka mbetur shtetasi Aleksander Goga, i cili ndodhet ne gjendje te rende ne spital. Ngjarja ndodhi rreth ne Lagjen 6 te qytetit dhe mesohet se shkak per te ka qene nje konflikt për çështje borxhi në vlerën e 4 milionë lekëve.

Ne vendngjarje kane shkuar sherbimet policore dhe grupi hetimor qe po punon per zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›