Vlorë, vetëvritet me armë gjahu një 38-vjeçar
Një 38-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke qëlluar veten me një armë gjahu. Agron Prifti është dërguar nga familjarët e tij në spital pasi ai kishte qëlluar veten në gjoks me armë gjahu, tip teke.
Nga hetimet e para mbi këtë ngjarje dhe ka rezultuar se Prifti ka qenë në dhomën e gjumit në moment që ka qëlluar veten. 38-vjeçari kishte lënë dhe një letër për familjarët.
Policia po heton për dokumentin e plotë të ngjarjes.