E Diel, 1 Nëntor 2026

Kastriot Islami çregjistrohet nga PS. Balla: Shkeli me vetëdije statusin

Share

Kastriot Islami nuk është më pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Vendimi është marrë nga ana e grupit parlamentar gjatë mbledhjes së sotme, pas propozimit të Kryesisë së PS-së ditën e premte.

Grupi parlamentar ka votuar për ç’regjistrimin e Islamit nga PS, me përjashtim të deputetëve Arben Malaj, Tom Doshi, Marko Bello dhe Hazir Gashi, të cilët kanë votuar kundër përjashtimit të tij.

Dy deputetë të tjerë ndërkohë, Et’hem Ruka dhe Pandeli Majko kanë abstenuar, ndërkohë që Ben Blushi dhe Andis Harasani nuk kanë marrë pjesë në mbledhje. Edhe vetë Islami nuk pranoi të merrte pjesë në mbledhje, pasi kërkonte praninë e mediave.

Pas vendimit, deputeti socialist, Taulant Balla, duke folur në emër të grupit parlamentar, ka pohuar se Islami ka shkelur me vetëdije statusin e partisë.

Balla qaroi se Islami ishte paralajmëruar për një pasojë të tillë dhe se nuk zbatoi vendimin politik të grupit të PS-së me largimin nga salla e parlamentit në momentin e votimit për zgjedhjen e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Zbatuam normat e parashikuara në statut. Kryesia shpreh publikisht konsideratën më të lartë që, pavarësisht arsyeve, nderuan mandatin e PS-së dhe kontribuuan me votën e tyre dhe ushtrimin e plotë të vullnetit politik të PS-së. Kryesia mirëkuptoi mungesën e Majkos, ndërsa Islami u largua nga votimi duke e shkelur vendimin politik, plotësisht i vetëdijshëm për normën statusore, tha Balla.

Çfarë parashikon statuti i PS-së?

Neni 35 / Grupi Parlamentar Socialist
4. Në rastet e mospjesëmarrjes, votimit kundër dhe abstenimit ndaj vendimit politik për çështje të tilla si:
a. miratimi i ligjeve kushtetuese që kërkojnë shumicë të cilësuar;
b. miratimi i buxhetit të shtetit;
c. votbesimet për qeverinë, përbërjen dhe programet që ajo paraqet
ç. zgjedhja e personaliteteve të larta shtetërore;
d. çështje të tjera me rëndësi të veçantë që vlerësohen si të tilla nga GPS;
deputeti ç’regjistrohet menjëherë nga GPS.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›