E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, vodhi menaxherin, kapet pas dy javësh autori

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohet se ka vjedhur menaxherin e tij. Sipas policisë është arrestuar Shkëlqim Bërdëllima pasi rezultoi të ishte autori i vjedhjes së menaxherit në një supermarket në Vlorë, në lagjen Pavarësia.
Sipas policisë Bërdëllima nën kërcënimin e një arme zjarri i mori menaxherit me iniciale A. L., i cili punonte në supermarket, 580 mijë lekë të reja duke u larguar më pas.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e Shkëlqim Bërdëllimës atij iu gjetën 8 copë kasetofona për automjete; 4 celularë të markave të ndryshme; 1 motor 49 cc pa targa të cilat dyshohet se janë të vjedhura.
Sipas policisë Shkëlqim Bërdëllima është në arrest me burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë” ndërsa dyshohet se ai është autor edhe i disa ngjarjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Vlorës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›