E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore vrasja e te riut pranga te dyshuarit

Policia e qytetit te Vlores ka arrestuar sot nje person te dyshuar si pjesemarres ne vrasjen e te riut Klodian Resulaj.

Lajmin e bejne te ditur burime policore lokale sipas te cilave ne pranga ka perfunduar shtetasi Mikaelo Elmazi.

27 vjecari Klodian Resulaj u vra mbremjen e djeshme pasi u qellua me nje bresheri kallashnikovi ne nje prite te ngritur nga vrasesit.

Ai kishte pak dite qe ishte kthyer nga Italia dhe ne momentin e atentatit po udhetonte me makinen e tij i shoqeruar nga nje i aferm qe per fat te mire u ka shpetuar plumbave.

Burimet shtojne me tej se agjentet e anti-krimit po vazhdojne hetimet per identifikimin dhe arrestimin e personave te tjere qe kane lidhje me ngjarjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›