Zhbllokohen pagat per pedagoget

Mesohet se rreth ores 15 e 30 kane perfunduar te gjitha procedurat per kalimin e parave ne banka cka ben qe pedagoget diten e marte te marrin pagen e tyre per muajin shtator.
Kjo vonese eshte cilesuar e pashpjegueshme dhe krejtesisht e papranueshme nga rektori i Universitetit te Tiranes Dhori Kule i cili permes nje konference per shtyp ka ritheksuar se Keshilli Akademik me shumice votash ka vendosur te mos preke fondet dytesore nje pjese e te cilave do te perdoren per ndertimin e kampusit universitar.
Vonesa prej 4 ditesh nuk eshte paralajmeruar dhe askush nga Ministria e Financave apo e Arsimit nuk ka dhene shpjegim zyrtar per te.
Kule ka sqaruar se senati ka pranuar te kompensoje vetem 1.8 milione dollare te shkurtimit te buxhetit te arsimit te larte i cili u be ne gusht nderkohe qe pjesa tjeter duhet te kompensohet nga shteti.