E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA- Breshëri plumbash në shkollën fillore, të paktën 27 viktima

SHBA- Të paktën 27 viktima raportohen deri tani, mes tyre deri tani janë 18 fëmijë nga një sulm me breshëri në një shkollë fillore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas mediave amerikane shkolla fillore Sandy Hook Konektikat është përfshirë nga një sulm i disa personave të cilë dyshohet se kanë asgjësuar një klasë të tërë me breshëri armësh.

Numri i viktimave rritet nga minuti në minutë dhe mbeten ende të paqarta motivet e kësaj ngjarje.

Në vendin e ngjarjes, janë gjetur 2 armë, ndërsa policia mbërriti në shkollë menjëherë dhe ka nisur punën për të zbardhur ngjarjen. Në një konferencë për shtyp, sherifi i policisë tha se në sallën operative kishin mbërritur telefonata të cilat raportonin për të shtëna armësh brenda klasave të shkollës fillore.

Ndërsa zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë në emër të presidentit Obama i shprehu ngushëllimet familjeve që humbën fëmijët e tyre.

Rrjeti amerikan CBS bën të ditur se nje prej viktimave ishte një prej personave të përfshirë në shkëmbimin e zjarrit ndërkohë që një person tjetër është arratisur, por për momentin autoritetet lokale nuk e kanë konfirmuar ngjarjen. Konfirmohet se drejtori dhe psikologu janë vrarë dhe pjesa tjetër e viktimave janë fëmijë të mitur.

Ndërsa informacionet mbi viktimat vijojnë të jenë kontradiktore sa në një media në tjetrën, 3 persona konfirmohet se janë dërguar në spital në gjendje tepër të rëndë për jetën.

Zona përreth institutit arsimor është izoluar dhe shkolla është evakuuar plotësisht, sipas burimeve lokale, por edhe kjo nuk është konfirmuar, duke qenë se situata rezulton shumë e paqartë për momentin.

Fëmijë të trembur

Prindërit marrin fëmijët e tyre

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Tëitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›