Apel publik i gazetës IDEA: Ndihmojeni këtë familje në mjerim (FOTO)
Tiranë- Dy ditë më pare, në televizionin Top Channel u shfaqën imazhet e një shtëpie ku banon familja Dizdari, në periferi të qytetit të Pukës. Shpesh ne përpiqemi të përdorim figura letrare për të treguar shkallën e varfërisë, por për këtë familje me tre femijë të mitur dhe një tjetër që pritet të vijë së shpejti në jetë, nuk ka asnjë figurë letrare që të mund ta përshkojë. Më poshtë ju mund të shikoni kronikën e transmetuar në Top Channel.
Pas publikimit të kësaj kronike, disa persona, brenda dhe jashtë Shqipërisë u interesuan për të dhënë ndihmë në ushqime e para për këtë familjeje. Gazeta IDEA, përmes këtij publikimi u bën thirrje kujdo që të mundet të kontribojë për këtë familje, të bashkëpunojë me një organziatë humanitare me këto kontakte: Fejzi Shaholli, email: shaholli@chc.al.me Tel: 0673215894

Varfëri e skajshme
Fëmijët ushqehen me bukë e kripë
Familja jeton në kushte ekstreme varfërie

Bukë e kripë

Varfëri migjeniane
Saktesojmë se edhe ndihmat që janë ofruar pranë redaksisë së Top Channel janë adresua tek kjo organizatë bamirëse. E bëjmë këtë sqarim për arsye besimi se çdo ndihmë që do të ofrohet do të përfundojë tek kjo familje.
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: